“Është tallje me kulturën, kërkoni falje publike”: Humori i Valon Sylës me “Vallen e Rugovës” nervozon një shoqatë shqiptare në New York - NACIONALE

“Është tallje me kulturën, kërkoni falje publike”: Humori i Valon Sylës me “Vallen e Rugovës” nervozon një shoqatë shqiptare në New York

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Sylën, që përtej opionistit dhe gazetari, e ka të theksuar humorin shpeshherë therrës, assesi s’po arrin ta gëlltisë komuniteti diasporak shqiptar jashtë vendit – ku kësaj here i reagoi Shoqata Rugova në New York rreth një shfaqje zbavitëse në një emision festiv për të vit të ri, kur e shndërroi në humor gjenealogjinë e Vallës së Rugovës.

Kjo Shoqata e Rugovës nga Bronksi i New York-ut ka dalë me një reagim publik ku e kanë quajtur “shembull shumë të dobët” teksa kanë kërkuar edhe nga Syla dhe televizioni T7 “të kërkoni falje publike”.

Lajme të ngjashme