“Është gjaku në rrugë”, Abazoviq: Situata në veri mund të kalojë lehtësisht në një konflikt
Edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku nga një grup terrorist ka mbetur i vrarë një polici i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Ai ka bërë me dije se situata në veri të Kosovës është e brishtë.
Abazoviq ka vlerësuar se situata në veri mund të kalojë lehtësisht në një konflikt.
“Tragjedi dhe vazhdimi i një politike katastrofike ballkanike nga e cila, për fat të keq, ne si rajon nuk mund të dalim. Personalisht, ashpër dënoj dhunën, vrasjet, çfarë të themi tjetër, me vërtet të gjithë ishim të tronditur, kjo situatë mund të kalojë lehtësisht në një konflikt, një më të madh, që do të ketë pasoja katastrofike për të gjithë, dhe kështu është fatkeqësinë e kemi dhe ajo që nuk donim të kishim është gjaku në rrugë”, ka thënë ai.
Sipas tij, politikat e viteve 90-ta duhet të marrin fund.
“Mali i Zi i qëndron pranë asaj që ka përfaqësuar edhe deri tani, ne mendojmë se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund. Pra, popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përveç pajtimit, prandaj apeli im është edhe në raport me popullit serb edhe në raport me popullin shqiptar, më në fund provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve, për të gjithë do të jenë mirë, garantoj që kështu do të jetë”, është shprehur ai, raporton RTVDukagjini.