Escobar për luftën në Ukrainë: I lumtur me atë që po bën Kosova - Serbia ta qartësoj pozicionin e saj - NACIONALE

Escobar për luftën në Ukrainë: I lumtur me atë që po bën Kosova - Serbia ta qartësoj pozicionin e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për emisionin "Prime Time" në Kanal 10, ka thënë se ndjehet i lumtur me veprimet e Republikës së Kosovës në raport me luftën në Ukrainë.

Sa i përket Serbisë, Escobar kërkoi që ata të qartësojnë pozicionin e tyre he ta kuptojnë qartësisht se çka do të thotë kjo për Evropën lufta në Ukrainë.

"Jam shumë i lumtur me atë që Kosova po bën për Ukrainën. Mendoj se është e rëndësishme që Ukraina të mbështetet në këtë moment shumë, shumë të rëndësishëm, sepse kjo ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në Evropë. Ka vetëm një mënyrë për ta parë këtë krizë. Sa i përket Serbisë, po absolutisht, jo vetëm që i inkurajojmë që ta qartësojnë pozicionin e tyre dhe ta kuptojnë qartësisht se çka do të thotë kjo për Evropën, por sipas procesit të përafrimit me BE-në, ata obligohen ligjërisht që të rreshtohen me politikat dhe masat evropiane. Prandaj, i inkurajoj ta bëjnë këtë dhe besoj se do të ishte ide e mirë që ta bëjnë" - tha Escobar.

Lajme të ngjashme