Escobar: Neve nuk na takon të vendosin afate për marrëveshjen finale
I dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor Daniel Escobar, në një intervist për televizionin publik serb, RTS ka deklaruar se nuk e di nëse propozimi evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kërkon zgjidhje urgjente brenda pak javësh, por se sigurisht kërkon përparim shumë të shpejt.
“Nuk e di që propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda pak javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, thotë Escobari në një intervistë për televizionin publik serb, RTS
Kurse sa i përket afateve të vendosura, për të cilën po flitet në publik, Escobar ka thënë se nuk i takon ShBA-së të vendosë afate.
“Nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Para së gjithash, nuk na takon ne të vendosim afate, por me sa di unë, as evropianët nuk i kanë vendosur ato” ka thënë Escobar.
Kujtojmë se kohët e fundit, janë intensifikuar kërkesat e ndërkombëtarëve pë arritjen e një marrëveshje, në mes Kosovës e Serbisë.