Escobar në Beograd: Takimi me Vuçiqin ishte i vështirë dhe i gjatë - NACIONALE

Escobar në Beograd: Takimi me Vuçiqin ishte i vështirë dhe i gjatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka cilësuar si të vështirë takimin takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ambasada Amerikane në Serbi, përmes një shkrimi në Twitter ka cituar deklaratat e Escobar, duke thënë se “do të vazhdojmë”.

“Takim i vështirë dhe i gjatë me presidentin Vuçiq. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Ne do të vazhdojmë”, tha Escobar.

Vlen të theksohet se Vuçiqin sot e takoi edhe emisari evropian, Mirsolav Lajçak.

Ky i fundit, po ashtu e konsideroi “bisedë të vështirë” atë me Vuçiqin.

Lajme të ngjashme