“Errësira pa media të lira” – Dy televizione në Serbi ndërprejnë transmetimin - NACIONALE

“Errësira pa media të lira” – Dy televizione në Serbi ndërprejnë transmetimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy televizione të njohura në Serbi, që nga mesnata nuk janë duke shfaqur program. Fjala është për N1 dhe Nova S. Ndër mediat e rralla opozitare në Beograd.

Arsyet e sakta për këtë nuk dihen, megjithatë siç raportohet nga mediat e tjera serbe ato kanë shfaqur një mbishkrim.

“Errësira në Serbi, pa media të lira”, thuhet në mbishkrimin e këtyre dy televizioneve.

Këto dy televizione të cilat veprojnë në kuadër të “United Media”, kanë publikuar të njëjtin mbishkrim në rrjetet sociale, por pa shpjeguar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Ndryshe shpesh herë në Serbi ka patur vërejtje të shumta për cenimin e lirisë së mediave.

Lajme të ngjashme