Erërat e forta dhe reshjet e borës lënë pa rrymë disa pjesë të Gjakovës dhe Pejës
Kompania KEDS ka njoftuar erërat e forta dhe reshjet e bores gjatë natës kanë shkaktuar disa prishje në rrjet e tyre në rajonin e Gjakovës dhe Pejës.
Përmes një njoftimi për media, kompania ka treguar se në këtë rajon disa dalje tashmë janë jashtë funksionit.
KEDS ka bërë me dije se ekipet janë në terren për t`i sanuar dëmet.
“Paralajmërimet e djeshme për përkeqësim të motit përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, kryesisht në zonat më të afektuara në rajonin e Gjakovës dhe Pejës. Në rajonet e afektuara nga reshjet e borës dhe erërat e forta, disa Dalje janë jashtë funksionit”, është thënë në njoftimin e kompanisë.
Kompani në fjalë ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.
“KEDS ka angazhuar ekipe shtesë me qëllim të rikthimit në funksion të tyre. KEDS informon të gjithë konsumatorët e afektuar se po punohet intensivisht deri në rikthimin në funksion të energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët, për çka kërkon mirëkuptimin e tyre”, është thënë në njoftim.