Erëra të fuqishme, kryhen 17 intervenime në Prishtinë e Fushë-Kosovë - NACIONALE

Erëra të fuqishme, kryhen 17 intervenime në Prishtinë e Fushë-Kosovë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Për shkak të erërave të forta në vend, janë kryer gjithsej 17 intervenime në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Në një njoftim nga Komuna e Prishtinës, thuhet se janë larguar kulmet, janë prerë drunj dhe janë trajtuar rasteve të zjarreve.

“Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Kryeqytetit dhe Fushë Kosovës, kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.

Rastet e intervenimit:

Dardani – largim i llamarinës

Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës

Te Trafiku Urban – prerje e plepit

Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës

Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës

Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave

Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës

Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës

Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë

Bregu i Diellit – largim i ulluqeve

Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi

Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine

Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi

Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje

Fshati Hajvali – tym në shtëpi

Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish

Fshati Mramor – zjarr malor”.

Komuna ka bërë me dije se aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë active dhe ekipet emergjende ndodhen në terren.

Lajme të ngjashme