Erdogani nesër në Rusi, do të takohet me Putinin
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, do të bëjë vizitë njëditore në qytetin bregdetar rus, Soçi, të premten për t’u takuar me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin do të diskutojë për raportet dypalëshe dhe çështje ndërkombëtare.
Dy presidentët do të takohen për herë të dytë brenda vetëm 17 ditëve pas takimit në kryeqytetin iranian, Teheran, muajin e kaluar, ku u zhvilluan diskutime trepalëshe me homologun iranian, Ebrahim Raisi.
Pritet që Erdogani dhe Putini të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe situatën në Siri, mes temave të tjera.
Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës më 22 korrik për të rihapur tri porte ukrainase për rifillimin e eksportimit të drithërave nga Ukraina.