Erdogani: "Do ta dërgojmë Netanyahun tek Allahu" - reagon ashpër Izraeli - NACIONALE

Erdogani: "Do ta dërgojmë Netanyahun tek Allahu" - reagon ashpër Izraeli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, të premten njoftoi se e ka thërritur në takim zëvendësambasadorin e Turqisë, pasi presidenti turk, Rexhep Erdogan, tha se “do ta dërgojmë kryeministrin izraelit, Benjanim Netanyahi, tek Allahu”.

“I udhëzova zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Izraelit për ta thërritur zëvendësambasadorin turk në Izrael për një qortim serioz, pas sulmit të Erdoganit ndaj kryeministrit Netanyahu dhe kërcënimeve të tij për ta dërguar kryeministrin Netanyahu tek Allahu dhe për t’i çuar një porosi të qartë Erdoganit” – shkroi kryediplomati izraelit në rrjetin X.

“Ti që i përkrah djegësit e foshnjave, vrasësit, përdhunuesit dhe gjymtimin e kufomave nga kriminelët e Hamasit, je i fundit që mund të flasë për Zotin. Nuk ka Zot që i dëgjon ata që i përkrahin mizoritë dhe krimet kundër njerëzimit, të kryera nga miqtë e tu barbar të Hamasit. Hesht dhe turp të qoftë!” – shtoi ministri izraelit, duke iu referuar Erdoganit.

Të enjten, presidenti turk tha: “Ne do ta dërgojmë Netanyahun tek Allahu për t’u kujdesur për të, për ta bërë të mjerë.”

Ky është sulmi më i ri verbal në një varg të tillësh nga presidenti turk ndaj kryeministrit izraelit, të cilin më parë e ka krahasuar me Hitlerin dhe Stalinin, ndërsa Izraelin e ka quajtur “shtet terrorist” për “gjenocidin” në Gaza.

Lajme të ngjashme