Erdogan: Kryeministri i Izraelit duhet të gjykohet për krime lufte si Millosheviqi - NACIONALE

Erdogan: Kryeministri i Izraelit duhet të gjykohet për krime lufte si Millosheviqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka thënë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të gjykohet si kriminel lufte si Slobodan Millosheviqi.

Erdogan që në vazhdimësi ka kritikuar veprimet e Izrelit në Gaza, e ka quajtur Netanyahun si “Kasapi i Gazës”.

Netanyahu, kasapi i Gazës, nuk është vetëm një kriminel lufte, por ai patjetër do të gjykohet si kasapi i Gazës, siç u gjykua Millosheviqi.” – ka thënë Erdogan në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.

Ai iu referua kriminelit Slobodan Millosheviqit i cili u gjykua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga Tribunali i Hagës.

Lajme të ngjashme