Erdogan fajëson sanksionet ndaj Moskës për krizën energjetike në Evropë - NACIONALE

Erdogan fajëson sanksionet ndaj Moskës për krizën energjetike në Evropë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka fajësuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, për krizën energjetike të Evropës.

Sipas AFP-së, Erdogan është shprehur se kombet evropiane “po korrin atë që mbollën”, duke vendosur kufizime ekonomike ndaj Rusisë.

“Qëndrimi i Evropës ndaj Putinit, sanksionet, e çuan Putinin – me dëshirë ose jo – në pikën që të thoshte: “Nëse ju bëni këtë, unë do ta bëj atë”.

Ai po përdor të gjitha mjetet dhe armët e tij. Gazi natyror, për fat të keq, është një prej tyre,” ka thënë Erdogan.

Kujtojmë se të hënën edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, fajësoi sanksionet për ndaljen e furnizimeve me gaz nga Rusia për në Evropë përmes Nord Stream.

Lajme të ngjashme