Episodi 2: Cuclla u hyn në mes prapë hoxhës Bajrami dhe analistit Gashi, shpërthen kakarisja në emision - NACIONALE

Episodi 2: Cuclla u hyn në mes prapë hoxhës Bajrami dhe analistit Gashi, shpërthen kakarisja në emision

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një vit më parë, Mustafë Bajrami, teolog, dhe Blerim Gashi, analist, ishin përfshirë në një debat mbi thithjen e cucllës.

Episodi numër dy ndodhi dje, ku sërish të ftuar ishin Bajrami dhe Gashi.

Edhe kësaj radhe, sikurse herën e parë, kishte gaz (jo lotsjellës, por qeshje me zë) në emision.

“Është fat i madhërishëm, caktim i Allahut, i madhrishëm për shqiptarët që na paska caktuar të jemi nën ombrellën mbrojtëse të ShBA-së” – tha Bajrami.

“E paska ndërruar cucllën. E paske ndërru cucllën” – ndërhyri Gashi.

Allahile, hala i thith ato cuclla?” – ishte pyetja e Bajramit drejtuar Gashit.

“Unë po mendoj që e ke thith cucllën e Arabisë Saudite, paske kalu ka Amerika” – i tha Gashi, Bajramit.

Lajme të ngjashme