Energjia në veri, Bislimi: Mospagesa nxit aktivitetin kriminal, urgjente të zbatohet udhërrëfyesi
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka shkruar një cicërimë, ku ka kërkuar zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, që u arrit në kuadër të dialogut në Bruksel.
Sipas tij, mos zbatimi nxit aktivitetin kriminal.
”Zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova ka luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër“, ka shkruar Buslimi në Twitter.
Implementation of the Energy Roadmap is a matter of urgency. Non-payment incentivizes criminal activity at the cost of taxpayers & the environment. 🇽🇰 has continuously played a constructive role & has implemented all obligations. We expect & demand the same from the other side.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) August 7, 2023