Kasanof pas vizitës në Kosovë: Mësova shumë nformacione, do t'i transmetoj në Uashington - NACIONALE

Kasanof pas vizitës në Kosovë: Mësova shumë nformacione, do t'i transmetoj në Uashington

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se vizita e tij e parë në Kosovë ishte “kryesisht një vizitë dëgjimore” dhe “për të mësuar më shumë për çështjet”.

Ndër të tjera, ai ka njoftuar se ka mësuar shumë dhe se ato informacione do t’i transmetoj kur të kthehet në Uashington.

Kam mësuar shumë dhe ato informacione do t'i transmetoj kur të kthehem në Uashington.” – ka thënë ai gjatë takimit me disa gazetarë në Kosovë.

RELtutje shkruan se Kasanof qëndroi në Prishtinë pas vizitave që bëri këtë javë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ky ishte turneu i tij i parë në rajon prej se mori detyrën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor në korrik të këtij viti.

Lajme të ngjashme