Elvis Hoxha shpërndan 'lajm të rremë': Pretendon se Nacionalja nuk e publikon qëndrimin e Baerbock
Ideologu i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka reaguar rreth deklaratës së ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ku ka thënë se Kosova bëri atë që duhej, duke ulur tensionet, kurse Serbia po e bën të kundërtën.
Hoxha duke shpërndarë këtë deklaratë, ai ka përhapur edhe lajme të rremë, ka thënë se kësi qëndrime nuk mund të gjeshë as në Gazetën Nacionale te Berat Buzhalës dhe në portale të shokëve të tij.
“Kësi qëndrimi nuk do ta gjeni kurrë në portalet e Buzhalës me shokë”, ka shkruar Hoxha.
Nacionale ka publikuar reagimin e ministres gjermane menjëherë pasi që ajo e ka publikuar.
Për Hoxhën, kjo nuk është e para herë që shpërndan lajm të rremë! Ai e kishte bërë një gjë të tillë edhe ndaj kryesindikalistit Rrahman Jasharaj muaj më parë duke pretenduar se ai ishte anëtar i një partie serbe. Kjo ishte mohuar më pas nga vetë ai, që edhe kishte kërkuar falje!
Me një status tjetër, Hoxha ka përfshirë edhe portalin Indeksonline.
“Kur mediet e Kosovës ia lehtësojnë punën ndihmësit të Millosheviçit”, ka shkruar Hoxha.
