Elvis Hoxha reagon për “copëtimin” e rrugës me emrin e Rugovës në Tiranë: Është armiqësi - NACIONALE

Elvis Hoxha reagon për “copëtimin” e rrugës me emrin e Rugovës në Tiranë: Është armiqësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti e zyrtari i Vetëvendosjes në Tiranë, Elvis Hoxha, ka reaguar pasi rruga me emrin “Ibrahim Rugova” në Tiranë u përgjysmua.

Kjo rrugë mori edhe një emër tjetër, gjë që ka nxitur shumë reagime.

Hoxha ka shkruar se ky veprim është armiqësi e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.

“Emri i një rrugë shumë dinjitoze e humb emrin e saj Ibrahim Rugova. E kanë përgjysmuar rrugën. Nuk ka asnjë arsye. Kjo është një armiqësi e pashembullt e kryebashkiakut të Tiranës”, ka shkruar Hoxha në facebook.

Lajme të ngjashme