Elvis Hoxha i del kundër FES-it, para pak ditësh drejtori i këitj instituti u prit në zyrën e LVV-së
Elvis Hoxha, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, duket se është kundër draft-statutit të prezantuar së fundi nga Friedrich Ebert Stiftung në lidhje me Asociacionin.
Hoxha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë një opinion të drejtorit të mërparshëm të këtij insituti, Frank Hantke.
Ky i fundit, mes tjerash konsideronte që Asociacioni “paraqet kërcënim për integrimin dhe paqen”.
Ndërkohë Hoxha, ka bërë thirrje që të shpërndahet sa më shumë ky shkrim, duke thënë se “FES-i sot është bërë projektues i asociacionit antikushtetues”.
Por, vlen të përmendet se gjatë kësaj jave, Lëvizja Vetëvendosje priti në zyrë drejtorin aktual të FES-it, Rene Schlee.
“Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes LV dhe FES ndër vite. U dakordua për koordinimin e bashkëpunimit për vitin 2023, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve organizative, politikën publike dhe qeverisjen lokale. Bashkëpunimi në mes LV dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë do të jetë një nga objektivat kryesore gjatë këtij viti në kuadër të rritjes së koordinimit me familjen Social Demokrate në BE dhe në botë.” – thuhet në komunatën e partisë në pushtet.