Elvis Hoxha e tepron: Opozita dhe perëndimi po bashkëpunon me Vuçiqin
Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, ka vazhdar një seri postimesh, me të cilat kritikon çasjen e shteteve perëndimore në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi ne Facebook, Hoxha ka thënë se Perëndimi dhe opozita në Kosovë po bashkëpunojnë me mjeshtrin gjenocidal, Aleksandar Vuçiq, duke shpërndarë një video, ku shihet presidenti serb teksa kritikon Vojislav Koshtunicën, për lirimin e kryeministrit Kurti nga burgu në vitin 2001.
“Ky është mjeshtri gjenocidal me të cilin po bashkëpunon Perëndimi dhe opozita jonë”, ka shkruar Hoxha.
