Elmi Reçica ngre kallëzim penal ndaj personazhit Vudi Xhumshiti
Elmi Reçica i Partisë Demokratike të Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj personazhit Vudi Xhumshiti.
Ai tha se këtë e ka bërë për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot kam ushtruar padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshitit (“Vudi”) për shkak të kërcënimeve ndaj meje dhe familjes sime, si dhe për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike.
Kam besim të plotë se drejtësia do ta thotë fjalën e saj dhe se këta shpifës e kërcënues do ta marrin dënimin e merituar.