“Eliminuam 900 banda”, Maliqi tallet keq me presidenten: Teta Vjosë mund 900 banda me Ali Babën e 40 hajduta
Analisti Shkëlzen Maliqi është tallur me pretendimin e presidentes Vjosa Osmani së në vëri janë shkatërruar 900 banda kriminale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me këtë pretendim duke e quajtur atë një përrallë.
“Përrallëz kosovare: Teta Vjosë mund 900 banda me Ali Babën e 40 hajduta”, ka shkruar Maliqi.
Pas reagimeve të shumta për këto pretendime, Presidenca ka dalë me një sqarim.
Bekim Kupina, këshilltari i Presidentes Osmani, i ka thënë Klanit se Presidentja nënkuptonte ‘rastet që kanë ndodhur në vendin tonë’ e jo bandat.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, është shprehur Kupina.