Elezi nga KQZ: Nese nuk ka ankesa pas numrimit të të gjitha fletëvotimeve, do të shpallen rezultatet përfundimtare
Zëdhënësi i KQZ(Komisioni Qendror i Zgjedhjeve), Valmir Elezi, ka thënë se pas numrimit të të gjitha fletëvotimeve, KQZ do të pres afatin e ankesave, në rastë se nuk do të ketë ankes brenda 48 orëve atëher do të shpallen rezultatet përfundimtare.
“Natyrisht se pas përfundimit të numërimit të të gjitha këtyre fletëvotimeve, KQZ do të presë afatin e ankesave lidhur me administrimin e numërimit në QNR, pasi palët kanë të drejtë të dorëzojnë ankesa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Në rast se nuk do të ketë ankesa, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në”, tha Elezi.
Ai shtoi se KQZ është në fazën e përmbylljës të fletvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, dhe se në mesjavë do të kryeht i gjithë numrimi i tyre.
“Ashtu siç kemi planifikuar, numërimi i të gjitha fletëvotimeve nga ky votim do të bëhet në mesjavë dhe gjithashtu në numërim do të përfshihen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.
“Në planin e aktiviteteve të miratuar nga KQZ, në fillim të këtij procesi zgjedhor, është planifikuar që shpallja e rezultateve të bëhet deri më 26 qershor, ndërkaq certifikimi i tyre deri më 6 korrik. Mund të themi se jemi në rrugë të mirë që kjo të bëhet më shpejt sesa këto planifikime”, tha tutje Elezi.