‘As që e di kush, aty s’ka bord…’: UP-ja si partizanët, qe qysh po e nderojnë me ‘çmim’ Kurtin dhe Osmanin në kulm të fushatës
Universiteti i Prishtinës ka dërguar një e-mail për studentët të cilët ftohen të bëhen pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimit “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”, për Presidenteten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin në Detyrë Albin Kurti. Çmimet që këta të dy pritet t’i pranojnë nesër, pra në kulm të fushatës zgjedhore, ndahen nga një organizatë, për të cilën Nacionale ka kuptuar se nuk kanë as Bord Drejtues, as Drejtor dhe se askush nuk e di se kush vendos. Anispe në statutin e kësaj organizate, shkruan se venimet i mer Bordi.
Ish-Drejtoresha flet për Nacionalen
Ish-Drejtoresha e kësaj organizate Gjylbehare Llapi në një prononcim për Gazetën Nacionale, ka treguar se ajo nuk është më pjesë e organizatës dhe se nuk e di se kush po i merr këto vendime.
“Unë kam qenë Drejtoreshë, por nuk jam më. Jemi në procedura me Universitetin e Prishtinës, me u bartë krejt te ata. Me të thënë të drejtën edhe anëtarëve të bordit u ka skaduar mandati, dhe tash rektori me prorektoren e kanë marrë një vendim me caktu një person, por nuk më kanë tregu se kush është caktu. Unë veç kom me ia bart qatij personi kompetencat, por nuk e di kënd e kanë caktu. Mua më kanë tregu që ka me u mbajt një takim, por unë nuk e kam mar këtë vendim. Nuk e di kush e ka marë” – ka thënë ish-Drejtoresha.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, për ta pyetur nëse ai e di se kush ka vendosur që ta nderoj Kurtin e Osmanin në kulmin e fushatës zgjedhore, por ai ka qenë i paqasshëm.
E-maili skandaloz i Universitetit të Prishtinës
Universiteti i Prishtinës ka lëshuar një e-mail skandaloz në drejtim të studentëve, në të gjitha kuptimet. Aty përdoret gjuhë militanteske ku Kurtit, nuk i përshkruhen përgjegjësitë ligjore aktuale, por sikurse në komunikatat e Vetëvendosjes, ai përshkruhet si “Kryeministër i Kosovës”. Ndërkohë me ligjet në fuqi ai maksimumi është “Kryeministër në largim (detyrë)”.
Në e-mail për Kurtin e Osmanin thuhet se e meritojnë këtë çmim për “…kontribut në ndërtim dhe përfaqësim të shtetit, i cili është burim frymëzimi ndër gjenerata”, duke shkalluar kështu në gjuhë përtej komunikatave partiake.

Kush i financon?
Në ballinën e kësaj shoqaete, e cila ishte active deri sot, si dhe në statut, vërehet se shoqatën e financon USAID, si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Me ardhjen në pushtet të Donald J. Trump, USAID ka pezulluar shumicën e fondeve, rreth 83% të tyre, në mbarë botën. Pra, shoqata i bie se aktualisht funksionon me fonde të MAShT-it. Pra, nën urdhërat e Ministres në Detyre Arbërije Nagavci. Pra, shoqata që financohet nga Nagavci po e dekoron Osmanin e Kurtit në Universitet të Prishtinës.
Pas raportimit të Nacionales në lidhje me këtë organizatë, sajti i tyre në internet më nuk është i qasshëm.

Çka thuhet në statut të organizatës?
Në nenin 1, pika 4 të kësaj organizate thuhet kështu, “Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo të ardhure neto ose fitimi si të tillë për asnjë person. Pasuria, të ardhurat dhe fitimet e Organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të Organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar përfitime të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtëpërdret apo tërthorazi për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit, ndonjë anëtar të Organizatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë pagesat e kompensimit të arsyshëm për këta persona mund të bëhen për punën që këta persona bëjnë për këtë organizatë”

Në statut gjithashtu përmendet se Bordi është trupi i cili e ka në duar vendimmarrjen.
Ndërkohë, siç mësuam kjo organizatë tashmë nuk ka bord, as drejtor. Pra, Kurti nesër në mes të fushatës pritet të nderohet nga një organ a organizatë e cila është krejtësisht fantome dhe atë në emër të Universitetit të Prishtinës.