Elez Biberaj me reagim prekës për ndarjen nga jeta të analistit të njohur Janusz Bugajski
Gazetari dhe analisti i njohur, Elez Biberaj, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të tij të afërt, Janusz Bugajski, një prej njohësve më të spikatur të çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit.
Në një postim në Facebok, Biberaj shprehet i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar për humbjen e Bugajskit, të cilin e cilëson si “një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, një autor jashtëzakonisht prodhimtar, veprat e të cilit formësuan në mënyrë të thellë kuptimin tonë për rajonin, si dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit."