“Elemente të ulta”: Eksperti i çështjeve protokollara flet për hamburgër e “Coca-Colat” në takimin Kurti-Vuçiq
Hamburgerë e pije “Coca-Cola” u servuan në takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësim të kryediplomatit evropian Josep Borell e emisarit Mirsolav Lajçak.
Fotoja u bë shumë shpejt virale, pasi që tavolinë e mbushur me ushqime të tilla nuk ishte parë shpesh. Lidhur me këtë, ka folur eksperti i çështjeve protokollare, Tomorr Avdia, i cili tha se ky është një joseriozitet i madh.
“Këto janë elemente të ulta” ka thënë Avdia për Klan Kosova, duke theksuar se kjo shkon edhe deri tek nuancat e qesharakes.
Mes tjerash, Avdia ka thënë se Vuçiq shkeli protokollin kur nuk ia zgjati dorën Borrellit.
“Kjo shkon deri në nuanca të injorimit”, tha ai.