Elbert Krasniqi thotë se komunitetet jo-serbe kanë çuar komente në kushtetuese kundër lëndës së Listës Serbe
Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian, deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se si grup multietnik i kanë dërguar Gjykatës Kushtetuese komente në lënd e Listës Serbe për çështje të Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës.
“Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, sepse kjo do të prishte balancin e respektimit të të drejtave të të gjithë komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit.
Ne vlerësojmë që Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë, aq më tepër Lista Serbe”, tha Krasniqi në konferencë për media në emër të Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës.