Ekzaminimet: Naim Murseli për disa javë në Institutin e Psikiatrisë - NACIONALE

Ekzaminimet: Naim Murseli për disa javë në Institutin e Psikiatrisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, i ka thënë Agjencisë së lajmeve Kosovapress, se Naim Murseli do të qëndrojë për disa javë në Institutin e Psikatrisë Forenzike.

Ai deklaroi kështu, pasi sot Naim Murseli – i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar në Klinikën e Neurologjisë për kryerjen e ekzaminimeve.

“Është rast i ndjeshëm, është me vendim të gjykatës, ne punojmë vetëm me letra të gjykatës, kur të kryhet raporti e merrni vesh… Ai është i shtruar (në Psikiatri). Ai ka me qenë i shtruar edhe javë të tjera, derisa të përfundojmë. Do t’ia bëjmë të gjitha analizat, specifikacionet… Nga klinika juaj sot ka shkuar në Neurologji apo? Po, për ekzaminime që i kemi shkencore, asgjë tjetër”, tha Haxhibeqiri.

Lajme të ngjashme