Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë në Kosovë - NACIONALE

Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë në Kosovë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Autoritetet e Kosovës kanë realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Zvicra, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, i dyshuari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe prej kohësh i ishte shmangur drejtësisë vendore.

Arrestimi i tij në shtetin zviceran u bë ipasbashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve Kosovës dhe autoriteteve zvicerane.

Policia bëri të ditur se pas përmbylljes së procesit të ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për të vijuar me procedurat e tjera ligjore.

Lajme të ngjashme