Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht - NACIONALE

Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me autoritetet gjermane dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimet janë kryer më 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane, në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare të lëshuara përmes Interpol.

Njëri nga të ekstraduarit kërkohej për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Pas mbërritjes në Kosovë, të dyshuarit u janë dorëzuar njësive përkatëse policore për procedura të mëtejshme ligjore.

Lajme të ngjashme