Ekspozohet keq Rakiqi: Në Serbi e pyesin pyesin “qysh i bëre?” pronat disa milionëshe në Mitrovicë të Veriut - NACIONALE

Ekspozohet keq Rakiqi: Në Serbi e pyesin pyesin “qysh i bëre?” pronat disa milionëshe në Mitrovicë të Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes serbe “Dashuri, Besim, Shpresë”, i ka shtruar pyetje publike ish-Kryetarit të Listës Serbe tash deputet në Kuvendin e Serbisë, se qysh ka arritur me aq pak të hyra financiare të ketë prona disa miliona euroshe, raportoi N1.

"Unë propozoj që Goran Rakiq nga 'Srpska lista' të shpallet sipërmarrësi i dekadës. Është e lehtë për dikë të pasur të ndërtojë një ndërtesë të tillë, por bëma e vërtetë është kur dikush me të ardhura modeste, si ish-presidenti i Srpska Lista e bën”, ka bërë të ditur Sharoviq në rrjetin social X.

Ai gjithashtu ndau një video të realizuar para një ndërtese në Mitrovicë duke thënë:

Nuk mund të rezistojmë që të vizitojmë punimet në objektin që i përket Goran Rakiqit. Objekti është ndërtuar në një parcelë prej 350 mijë eurosh, e cila është regjistruar në pronësi nga Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe. Ai ka të ardhura mjaft modeste, por duket se me 'sistemin e tre zarfeve' ka arritur te kurseje sa per te ndertuar nje kate perdhe, 10 kate e lart, nuk dihet nese do jete papafingo apo nivel i ri, nuk e dime per momentin. ".

Lajme të ngjashme