Ekspozita skandaloze në shesh, Haradinaj thotë se kanë qenë të përfshirë nipat e UDB-ashëve: Kush është nipi për të cilin flitet, por nuk i përmendet emri?
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar sërish ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit, e cila ka shtrembëruar të vërtetat për disa masakra të luftës së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se në këtë ekspozitë kanë qenë të përfshirë nipat e UDB-ashëve dhe njerëz që kanë qenë të afërt me kriminelin serb Arkanit.
Në emisionin “Rubikon”, Haradinaj nuk i ka përmendur emrat se kush janë ata, por ka thënë se një gjë të tillë e di gjithë Prishtina.
“Njerëzit që janë të involvua, binduni se janë nipa të UDB-ashëve. Nuk po du me fol me emra dhe nuk do të flas me emra, por janë nipa të UDB-ashëve. Nipa që konakun e kanë në Beogradin zyrtar , në kryqendren e UDB-së, njerëzve më të afërt të Arkanit që e kanë masakruar Republikën e Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas tij, qytetarët e Prishtinë e dinë një gjë të tillë.
“Krejt Prishtina e di për kend po foli. Krejt e dinë kush u shku në dasmë të Arkanit, tanë e dinë”, është shprehur ai.