Ekspozita e masakrave në Kosovë, Ramadani kërkon që Prokuroria të veprojë: Historinë po duan të na ndërrojnë
Njohës i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar nga prokuroria që të veprojë në lidhje me ekspozitën e bazuar në librin e Shkëlzen Gashi, e cila është hapur në shesh të Prishtinës.
Ai ka bërë me dije se kjo është tentim për të ndryshuar historinë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka kërkua nga Prokuroria e Shtetit që të veprojë sa më shpejt.
“Lufta Hibride po vazhdon ndrrimin e historisë së Kosovës. Tash, edhe përmes ekspozitës në qendër të Prishtinës, ku masakra serbe ndaj shqiptarëve në burgun e Dubravës na del edhe si vrasje e 48 shqiptarëve të armatosur. Sepse, këto na qenkan të dhënat e Serbisë apo? Për më keq, pushteti e paska financuar! PROKURIA të veprojë sa më shpejt! Historinë po duan të na ndrrojnë! Hibridat në aksion të avancuar!”, ka shkruar ai.