Eksperti për Ballkanin: Takimet për dialogun po mbahen në dyer të mbyllura, ekziston rreziku për krizë në veri - NACIONALE

Eksperti për Ballkanin: Takimet për dialogun po mbahen në dyer të mbyllura, ekziston rreziku për krizë në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti për Ballkanin, Bodo Weber, e konsideron mosdhënia e detajeve nga takimet mes emisarëve të huaj dhe liderëve evropianë e amerikan, tregon se është e vështirë të vlerësohet nëse ekziston dinamika në dialog.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai ka thënë se problemet në këtë process po vijnë për shkak të takimeve që po mbahen me dyer të mbyllura.

“Më duket që i gjithë problemi në këto bisedime është se ato po mbahen prapa dyerve të mbyllura. Ndërkohë kanë rrjedhur disa të dhëna elementare për vet propozimin, ndonëse jo të gjitha detajet. Ndërkaq, të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, kanë theksuar vetëm pozicionet e përgjithshme fillestare lidhur me propozimin.” – ka thënë ai.

Pyetur se a ekziston rreziku që të përsëritet kriza në veri, ai ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Natyrisht që kriza përsëritet dhe kjo tregon se të gjitha çështjet nuk janë zgjidhur. Ndërkaq, se kujt i konvenon situata e tensionuar, kjo është çështje për të cilën përgjigja nuk i jepet opinionit.” – shtoi Weber.

Lajme të ngjashme