Eksperti i sigurisë pajtohet me Kurtin: Mundësia për luftë mes Kosovës e Serbisë gjithnjë e hapur - NACIONALE

Eksperti i sigurisë pajtohet me Kurtin: Mundësia për luftë mes Kosovës e Serbisë gjithnjë e hapur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për gazetën kroate Vecernji list, rreth mundësisë së luftës mes Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur reagime të shumta.

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, i tha Nacionales se në veri të Kosovës mund të ketë përshkallëzim të situatës. Sipas tij, Serbia mund të tentojë një gjë të tillë, për të arritur ndonjë përparësi në dialog.

Mund të kemi tension apo luftë hibride vetëm në veri të vendit, por që ka hapsirë edhe të ketë karakter në komunat tjera brenda Kosovës, ku jetojnë qytetaret Serb. Pra, mund të kemi sulme terroriste ndaj policisë, mosdëgjueshmëri të civilëve serbë ndaj institucioneve qendrore, sabotime, etj. Mund të ndodhë një tensionim i tërësishëm i veriut të Kosovës, e për të cilin po mendoj se Serbia është e interesuar vetëm për këtë, në mënyrë që të arrijë ndoshta ndonjë përparësi në procesin e dialogut për të marrë diçka më shumë në veri të Kosovës.”, i tha Shala Nacionales.

Sipas Shalës, Rusia synon që strategjikisht të prodhojë destabilitet, andaj ai vlerëson se mundësia e luftës gjithnjë është e hapur.

Situata në Ukrain mund të prodhojë një konflikt të armatosur në mese Kroateve dhe Serbeve në territorin e Bosnjes si synim primar ndërsa në aspektin terthort mund të jetë Kosova/Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Serbia përçonë jo vetëm mesazhe kërcënuese, por edhe mundësinë e një konflikti që mund të ndodhë në një të ardhme, nëse situata nuk shkon si duhet në dialog. Kështu që, një mundësi e tillë është çdoherë e hapur dhe e mundshme.”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme