Ekskluzive: Ky është serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë, që u arrestua në Hungari - NACIONALE

Ekskluzive: Ky është serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë, që u arrestua në Hungari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria në Hungari e ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Ai po dyshohet për vrasjen e 33 kosovarëve në regjionin e Pejës.

Gazeta Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për serbin Savo Stefranoviq.

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se ata e kanë lëshuar urdhër-arrestin.

Po, ne e kemi lëshuar urdhër-arrestin. Është i dyshuar për krime lufte në regjionin e Pejës”, ka thënë Isufaj për Nacionalen.

Urdhër-arresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile, thuhet në deklaratën ku informohet se i dyshuari dhe dy shokët e tij akuzohen për përfshirje dhe ndihmë në sulmin e vitit 1999 që ka rezultuar me vdekjen e 33 civilëve në zonën Kristal në Pejë të Kosovës.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se gjykata hungareze, do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Lajme të ngjashme