Egzon Azemi i çon porosi BIA-s së Serbisë: Kosova, krenaria e kombit - NACIONALE

Egzon Azemi i çon porosi BIA-s së Serbisë: Kosova, krenaria e kombit

7 orë më parë

nga NACIONALE

Egzon Azemi, deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes i ka çuar porosi agjencisë së inteligjencës së Serbisë, BIA-s famëkeqe, pas zbardhjes së dosjes së agjentit të tyre të dyshuar, Fatmir Shehollit.

Azemi tha se BIA nuk do të mundet të përçajë popullin shqiptar.

“Po hapet fabrika e municioneve që do të na forcoj edhe ekonomikisht.”

Postimi i plotë:

As nuk keni me mujt me nda popullin shqiptar për dashnin që ka për 3 shkronjat e arta UÇK.

As nuk keni me mujt me nda ne grupacione fetare a përçarje të ngjashme.

Përkundrazi Kosova po forcohet me ushtri e polici më të fortë se kurrë. Po arrestohen e gjykohen ata që i sherbejnë Serbisë. Po hapet fabrika e municioneve që do të na forcoj edhe ekonomikisht. E na duhet shumë punë që të ecim para edhe me tej.

KOSOVA do të jetë krenaria e kombit

Lajme të ngjashme