Efektiviteti i Kusari-Lilës: Brenda 27 minutave i aranzhoi takim Simiqit me Kurtin
Efektiviteti i Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila del të jetë që brenda as gjysmë ore kohë arriti që ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiqit t’i caktojë takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit; ndonëse ende mbetet për t'u konfirmuar nëse takimi ka ndodhur ose jo.
Në një bisedë mes Kusari-Lilës dhe Simiqit të publikuar nga media “Paparaci”, Simiq i tregon se “kam marrë dritë të gjelbër për takim me kryeministrin” ndërsa Kusari-Lila i kërkon të pres që t’ia tregojë kohën esaktë.
Kjo në ora 15:18 në pasditen e 19 prillit ndërsa vetëm 27 minuta më von i tregon që “nesër në ora 11 te kryeministri”.
