Efektet e pluhurit saharian: Gjendje e rënduar e ajrit në Kosovë - NACIONALE

Efektet e pluhurit saharian: Gjendje e rënduar e ajrit në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se gjendja e ajrit në Kosovë është e rënduar nga pluhuri saharian.

“Gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) është vërejtur situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit krahasuar me ditët tjera, në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM10 dhe PM2.5”, njofton AMMK-ja përmes një postimi në Facebook.

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM10 dhe PM2.5 është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë, bën të ditur kjo agjenci.

AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve meteorologjike në të cilat ndodhej vendi. Sipas të dhënave meteorologjike të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi gjatë këtyre ditëve ishte nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Lajme të ngjashme