Efektet e inflacionit: Mishi i viçit 13 euro, suxhuku 7 e qebapët 5 - NACIONALE

Efektet e inflacionit: Mishi i viçit 13 euro, suxhuku 7 e qebapët 5

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inflacioni vazhdon të jetë i lartë në Kosovë. Në përllogaritjet e ASK-së, norma vjetore e inflacionit në muajin tetor 2022 është 12,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2021.

Mishi nuk është kursyer nga rritja e kostove të ushqimit. Një kilogram mish viçi kushton nga 9 deri në 13 euro.

Bujar Humolli, biznesi i të cilit është tërësisht i varur nga shitja e mishit, ka thënë se çmimi i mishit të demit për momentin është 9 euro, i viçit 13 euro. Ndërsa qebapët 5 euro.

“Shtrenjtimët kanë filluar si në krejt Evropën ashtu edhe në Kosovë, mishi i viçave dhe demave. Në kryesisht i blejmë nëpër tregjet e Kosovës. Çmimi i mishit të demit për momentin është 9 euro, mishi i viçit 13 euro. Kemi qebapët ka 5 euro, ndërsa suxhuku është 7 euro dhe mishi i terur shkon në 20 euro”, ka thënë ai për Indeksonline.

Kujtojmë që inflacioni gjatë muajit qershor dhe korrik kishte prekur shifrën prej 14,2 për qind.

Ekspertë të ekonomisë kanë paralajmëruar se Kosova në mënyrë indirekte po thith efektet e krizës ukrainase përmes partnerëve të saj kryesorë ekonomikë sipas presioneve inflacioniste globale shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Lajme të ngjashme