Policia po interviston edukatoret, pasi dyshohet se u ushtrua dhunë ndaj një 3 vjeçari - NACIONALE

Policia po interviston edukatoret, pasi dyshohet se u ushtrua dhunë ndaj një 3 vjeçari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edukatoret e çerdhes “Gëzimi ynë”” në Fushë Kosovë po intervistohen nga Policia e Kosovës pas dyshimeve se kanë ushtruar dhunë ndaj një tre vjeçari.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha i cili sipas “Klan Kosova” ka deklaruar se po intervistohen të gjitha akterët e përfshirë në rast.

“Policia e ka bërë ftesën në drejtim të edukatorëve dhe në këto momente vetëm se janë në stacion të policisë ku po intervistohen të gjithë akterët që pretendohet se janë të përfshirë në rast. Kanë sekuestruar pajisjet e kamerave, ndërsa për hapat në vazhdim do të jemi në koordinim të plotë me policinë dhe Inspektoratin e Arsimit.” – ka deklaruar ai.

Tutje, Berisha citohet të jetë shprehur se rastin nuk do ta quajë “dhunë” deri në momentin kur të vërtetohet rasti.

“Këtu nuk ka të bëjë me kompetenca të drejtorit, por me respektim të ligjit, pavarësisht se kush është i përfshirë, në momentin që kemi vendim final dhe cilësohet si fajtor, masat do të jenë konform ligjit.” – tha ai.

Lajme të ngjashme