Edukata seksuale në shkolla, Lushaku-Sadriu: Do të sigurohemi që këshillat e profesionistëve të aplikohen
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu është takuar me doktoreshën Rita Parashumti, një promotore e mirëqënjes së shëndetit dhe promovuese e shëndetit mendor.
Sipas Lushaku-Sadriu ky takim është në raundin e diskutimeve me profesionistë, që kanë të bëjnë me edukatën shëndetësore dhe seksuale.
Ajo tutje ka bërë të ditur se në takim u diskutua për kontributin e doktoreshës në promovimin e shëndetit dhe rëndësinë e rritjes së shëndetshme të fëmijëve e poashtu mënyrat se si shkollat duhet të marrin përgjegjësi në këtë mes.
Ajo tutje ka thënë se do të sigurohen që këshillat e profesionistëve të aplikohen në shkolla.
Postimi i plotë:
Sot nisa një raund diskutimi me profesionistë, që kanë të bëjnë me edukatën shëndetësore dhe seksuale. Bashkë me Kristalen takuam Dr. Rita Parashumti, një promotore e mirëqënjes së shëndetit dhe promovuese e shëndetit mendor.
Diskutuam për kontributin e saj në promovimin e shëndetit dhe rëndësinë e rritjes së shëndetshme të fëmijëve e poashtu mënyrat se si shkollat duhet të marrin përgjegjësi në këtë mes. Opinionet e saj dhe sygjerimet për një qasje interdisciplinare në shkollat e kryeqytetit ishin me shumë vlerë.
Në kuadër të Drejtorisë së Arsimit do të ndërmarrin disa iniciativa për tu siguruar që këshillat e profesionistëve të aplikohen.
Derisa me mësimin tërëditor dhe me qeverisjen e LDK-së do të përkujdesemi që cilësia e arsimit të jetë prioritet për fëmijët tanë e shkollat të përkujdesen për shëndetin e plotë të fëmijëve.