Edita Tahiri: VV nuk ia di vlerën njohjes reciproke, PDK e LDK po - NACIONALE

Edita Tahiri: VV nuk ia di vlerën njohjes reciproke, PDK e LDK po

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar Vetëvendosjen teksa ka lavdëruar dy partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në sa i përket kërkesës së tyre për njohje reciproke.

Tahir në një shkrim në Facebook ka thënë se PDK dhe LDK ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, ndërkaq, sipas saj, kryeministri, Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje, nuk e ia dinë vlerën.

Ajo ka aryestuar se pse VV nuk ia di vlerën njohjes duke thënë se se nuk kanë ekzistuar si parti as në kohën e çlirimit as të pavarësisë, kur kanë ekzistuar PDK dhe LDK.

PDK dhe LDK ia dijne vleren thelbesore te marreveshjes me njohje reciproke sepse jane trashegimtare te UCK dhe LDK qe jane realizuesit e pavaresise se Kosoves, ndersa VV dhe as Kurti nuk ia dine vleren sepse nuk kane ekzistuar ne kohen e clirimit dhe pavaresimit te Kosoves!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Lajme të ngjashme