Edita Tahiri: Kurti bëri fushatë politike në Amerikë, nuk e kanë sjellur asnjë njohje - NACIONALE

Edita Tahiri: Kurti bëri fushatë politike në Amerikë, nuk e kanë sjellur asnjë njohje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë fushatë politike dhe jo fushatë diplomatike.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo kritikoi qeverinë që nuk ka sjellur asnjë njohje.

“Kreu i shtetit beri fushate politike ne Amerike dhe jo fushate diplomatike- nuk solli asnje njohje- prej se kemi kete qeveri nuk ka ardh asnje njohje per Kosoven- vednumrim i papare!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme