Edi Rama në homazhe për gjyqtarin e vrarë në Tiranë - NACIONALE

Edi Rama në homazhe për gjyqtarin e vrarë në Tiranë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë homazhet për nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Homazhe do të zhvillohen edhe në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku për dy orë pritet të nderohet nga bashkëqytetarët shkodranë, përpara se të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit.

Lajme të ngjashme