Edi Rama me fjalë dashurie për Hashim Thaçin: A mund t'i lexojë sivëllau im këto rreshta
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një urim të gjatë dhe emocional në ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në Hagë nën akuzat për krime lufte. Rama ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e Thaçit, duke thënë se ai "është marrë peng nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, jo nga forca të errëta e të panjohura."
Në një status të gjatë në Facebook kushtuar ditëlindjes së Thaçit, Rama ka thënë se për të ka qenë një ditë e vështirë, me pengesat e krijuara nga situata që ndodhet Thaçi e që e kanë ndaluar atë të bëjë urimin e duhur për sivëllain e tij.
Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se ka qenë një ditë e vrenjtur për të dhe se pengesat e krijuara nga kjo situatë e kanë ndaluar atë të urojë ditëlindjen e sivëllait të tij me fjalët e duhura.