Edi Rama komenton kërkesën e Serbisë për dërgimin e trupave në Kosovë: Surreale - NACIONALE

Edi Rama komenton kërkesën e Serbisë për dërgimin e trupave në Kosovë: Surreale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar kërkesën e Serbisë për t`i dërguar 1000 trupa ushtarake në Kosovës.

Në ceremoninë e pritjes për fundivit të ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ai ka thënë se kjo kërkesë e Serbisë është sikur Kosova t`i kërkonte NATO-s dërgimin e trupave shqiptare në Serbinë jugore.

Sipas tij, Kosova është liruar dhe nuk do të jetë kurrë nën ligjin e Beogradit.

Është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit”, ka thënë Rama.

Ai ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të dialogojnë për gjithçka.

Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjesht politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm”, ka thënë ai.

Kryeministri Shqiptare edhe njëherë ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën.

“Na duhet ta mbajmë murtajën e luftës ruse larg këtij rajoni dhe ndërkohë që do të mbetemi gjithnjë, me vendosmëri, krah Republikës së Kosovës çdo here që e drejta e saj sovrane për tu qeverisur nga autoritetet e veta do vihet në pikëpyetje në çfarëdolloj forme”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme