Edhe Trafiku Urban paralajmëron shtrenjtimin e biletave - NACIONALE

Edhe Trafiku Urban paralajmëron shtrenjtimin e biletave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbi 100 autobus të rinjë pritet që t’i shtohen kryeqytetit. Por ani se autobusët po shtohen, biletat në autobusët e ‘Trafikut Urban”, pritet që shumë shpejtë të rriten.

Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se biletat për udhëtarët do të ngritën për 0,10 cent më shumë.

Sipas tyre, kjo rritje e biletave po vie pas ngritjeve të çmimeve të derivateve.

“Se bashku me organet ekzekutive komunale jemi duke e analizuar gjendjen e krijuar pas ngritja se çmimit te derivateve si dhe kërkesën e BERZH për ngritje te çmimit te biletës nga 0.40 cent në 0.50 cent”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban për Front Online.

Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se 51 autobusët që janë në dispozicion operojnë në 7 linja të ndryshme të kryeqytetit.

“Ju njoftojmë se flota e autobusëve e “Trafiku Urban” është e përbërë prej 51 autobusëve dhe ofrojmë shërbim me kapacitet të plotë në 7 linja te përcaktuara me vendim nga komuna e Prishtinës. Ndërmarrja ka staf profesional dhe te mjaftueshme për ofrim të shërbimit sa më cilësor ndaj qytetarëve”, thuhet më tej në përgjigje.

Stacionet e bllokuara nga taksitë ilegale, mungesa e shiritit për qarkullim të autobusëve janë disa nga sfidat kryesore të kësaj ndërmarrjeje.

Lajme të ngjashme