Edhe Tomë Gashi i gëzohet triumfit të Argjentinës - publikon foto me "Messin kosovar"
Pas Qemajl Aliut e Dimal Bashës, edhe Tomë Gashi ka shfrytëzuar fitoren e Argjentinës për të publikuar një foto me Kurtin, ose siç e ka quajtur ai: Messi ynë.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", avokati vendor shkroi: Me Messin tonë, teksa përshkrimit ia bashkangjiti edhe flamurin e Shqipërisë, për të cilën gjë nuk dihet arsyeja, ndoshta për shkak të faktit që Kurti gëzon pasaportë shqiptare.
Më poshtë edhe postimi i plotë i Gashit:

