Edhe sot mot i paqëndrueshëm në Kosovë: Rrebeshe shiu dhe shkarkim rrufesh - NACIONALE

Edhe sot mot i paqëndrueshëm në Kosovë: Rrebeshe shiu dhe shkarkim rrufesh

3 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, i cili do të karakterizohet me reshje shiu dhe depërtimin e një mase ajrore më të freskët.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 23 deri në 26 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 3 deri në 9 metra në sekondë. Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu, ndërsa në disa zona ato do të paraqiten në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, është thënë në njoftim e IHK-së.

Lajme të ngjashme