Edhe shefi i EULEX-it shqetësohet pas mosdekretimit të kryeprokurorit të shtetit
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se është i shqetësuar me faktin që ende është dekretuar kryeprokurori i shtetit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se sot është takuar me kryetarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.
“E vlerësova bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it dhe prokurorive të ndryshme dhe ritheksova mbështetjen tonë për një sistem prokurorial plotësisht të pavarur, pa presion/ndërhyrje politike.” – ka thënë ai.
Substantial discussion w/ Chairman of Kosovo Prosecutorial Council, Jetish Maloku. I praised the ongoing cooperation between EULEX & different Prosecution Offices & reiterated our support to a fully independent prosecutorial system, free from political pressure/interference. 1/2 pic.twitter.com/ULlfi38Twa
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) October 18, 2023
Tutje, Barbano ka deklaruar se është i shqetësuar thellësisht me faktin që nuk ka kryeprokuror, duke e konsideruar këtë si një fakt që ndikon negativisht në funksionimin e prokurorisë.
“Unë gjithashtu ndava shqetësimin e thellë për faktin se prokuroria e Kosovës ende nuk drejtohet zyrtarisht nga një kryeprokuror i caktuar i shtetit, duke marrë parasysh ndikimin negativ të kësaj situate në funksionimin e prokurorisë nga perspektiva e sundimit të ligjit.” – tha ai.